Nuk ka asnjë ambient shtëpiak i cili nuk i përshtatet ngrohtësisë, komfortit dhe finesës së mobiljeve prej druri.Që nga tavolinat, karriget, kornizat e krevateve, raftet, sëndukët, bufetë , madje dhe stoli të ndryshme- kur përmendim avantazhet e mobiljeve prej druri nuk ekzagjerohemi. Më së shumti, druri ofron një kombinim unik të estetikës mjaft tërheqëse dhe integritetit strukturor të pashoq, të cilin materiale të tjera nuk e reflektojnë dot.
Si pjesë e arredimit të brendshëm e cila lidhet me natyrën, druri mund të transformojë gjendjen e një dhome apo edhe të gjithë shtëpisë, duke krijuar një ndjesi familjare dhe mikpritëse, dhe vërtet “organike”. Është mësë e vërtetë që ky material është përdorur me gjenerata të tëra për ndërtimin e mobiljeve, për këtë arsye ai ofron një kualitet të përjetshëm dhe të papërsëritshëm.
Arsyet pse druri është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e mobiljeve do të përmblidheshin në një listë të gjatë dhe të detajuar, por këtu kemi disa nga mënyrat kryesore se si cdo projekt mobiljesh mund të përfitojë nga një ”prekje” e drurit.
Forca dhe jetgjatësia

Druri është sigurisht , një material që zgjat shumë në kohë dhe mjaft i fuqishëm, kjo e bën atë zgjidhjen perfekte për cdo njeri që kërkon mobilje jetëgjata. Mund të zgjedhësh nga druri i fortë (p.sh lisi Australian ose druri i zi ), deri tek ai i butë ( p.sh pisha ose pisha e lartë selinoje, etj), -ka një mbështetje dhe qëndrueshmëri të natyrshme në një karrige apo tavoline të punuar mirë me dru. Kjo jetgjatësi tregon që mobiljet prej druri kanë një vlerë të shkëlqyer monetare dhe nëse ti dëshiron ta shesësh një mobilje që ka qëndruar dhe është mirëmbajtur ajo e ruan vlerën e saj ndër vite. Jetgjatësia gjithashtu siguron mirëmbajtjen. Lyerja me dyllë, lustrimi dhe vajosja nevojitet herë pas here, dhe ky është një proces jo i mundimshëm.
Pamja dhe ndjesia

Sic e përmendëm, druri mund ti shtojë goxha dinjitet dhe sharm një dhome, qoftë ai në njgyrë të celur apo të errët. Kur ai punohet nga një artizan i mirë, ka një potencial të pafund të risive në dizenjim të cilat i japin mobiljeve prej druri një pamje tërheqëse estetikisht. Mobiljet prej druri, gjithashtu bëjnë të mundur që të sjellin ndjesinë e botës së jashtme natyrore në ambientet e brendshme. Nëse ti jeton në një apartament shumë të ngjeshur në qytet, ti mund të dëshirosh të ndjesh natyrën në ambientin ku jeton. Druri është materiali perfekt për ta realizuar këtë, përmes gamës së gjerë të spektrit të ngjyrave dhe modele mbresëlënëse të grimcave dhe fibrave. Druri gjithashtu mund ti sjellë ngrohtësi të gjitha objekteve përreth.
Qëndrueshmëria

I marrë nga një burim i besuar dhe i certifikuar, druri paraqet një opsion të shkëlqyer për qëndrueshmëri, dhe për një mobilim ekologjik. Druri i marrë nga një burim i besuar është në fakt i vetmi material i rinovueshëm ndërtimi-pemët e prera për të marrë drurin mund të mbillen sërish. Për më tepër, ndikimi i karbonit të cliruar gjatë procesit të punës me dru është i ulët në mënyrë drastike në krahasim me materialet e tjera të ndërtimit. Gjithashtu, me një përmbajtje rreth 50 % karbon, druri mund të konsiderohet një konservues i karbonit , gjë e cila është thelbësore në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Një mënyrë tjetër ku druri tregon qëndrueshmëri është se të jep një mundësi për blerje lokale nga një artizan specialist i zonës. Kjo të jep mundësi jo vetëm për zhvillimin e industrisë së lëndëve drusore por edhe atë të të ekonomisë lokale.
Shumllojshmëria

Gama e gjerë e ngjyrave dhe tonaliteteve të drurit , nënkupton që druri ka një shumlloshmëri të madhe stilesh dhe pamjesh. Pa përmendur diferencën e lehtë por të dukshme të grimcave dhe thurjeve të llojeve dhe prerjeve të ndryshme. Përtej vetë materialit, ka një shumëllojshmëri të madhe për cdo mobilje të bërë-vecanërisht të realizuar nga një artizan specialist. Kjo ofron një fokusim tjetër në dizenjim në përputhje me mobiljen që po ndërtohet, duke përfshirë dhe shijet personale. Ka pak uniformitet në mobiljet prej druri, i cili ka si qëllim rritjen e kreativitetit në dizajn për të siguruar një mobilje unike.
Përshtatshmëria

Ndryshe nga cdo material, druri duket mirë në cdo ambient. Mobiljet prej druri mund të jenë pjesë e cdo projekti dizenjimi, qoftë ai modern apo i thjeshtë dhe lloje të ndryshme mund të përzihen së bashku duke dhënë një pamje me gusto për dhomën apo shtëpinë. Mund të përdorni rezinën “e ndotur” ose atë të kuqe për një tavolinë ngrënjeje të madhe dhe pishën per rafte, sidoqoftë, këto tonalitete druri sjellin një hijeshi të përsosur në cdo shtëpi. Dhe sigurisht, përshtatshmëria e tij vërëhët edhe në ambientin e jashtëm. Kur trajtohet me vaj për ti rezistuar ekspozimit ndaj elementëve të ndryshëm, mobilje të realizuara nga lëndë drusore si p.sh pisha apo të tjera, mund të duken shumë bukur në veranda apo ambiente të tjera të jashtme.