Friday, 13 March 2015 09:13

Panorama Newspaper wrote about us!

Rate this item
(0 votes)

Një nga projektet fituese të konkursit “Ide të gjelbra”, mbështetur nga AMC, ka nisur prej muajsh veprimtarinë duke prodhuar mobilie me dizenjo unike, bazuar mbi filozofinë e riciklimit.

Pezana Rexha qëndron ulur mbi një skicë alla vizatim teknik dhe mërmërit diçka rreth një këndi, i cili mund të ishte edhe pak më i ngushtë. Skica është një nga ato të ndërlikuarat që, po mos të ta thonë se bëhet fjalë për një karrige druri, mund të besohet se është ndonjë mekanizëm fort i ndërlikuar. “Tani duket më mirë”, thotë ajo pasi ka kryer një korrigjim të lehtë dhe e sheh edhe një herë vizatimin nga lart me sy gjysmë mbyllur, sikur të imagjinonte karrigen e vërtetë.

Pezana, me profesion arkitekte, po drejton projektin e parë fitues të konkursit kombëtar“Ide të gjelbra 2013″, i cili organizohet nga “Partnerët Shqipëri”, me mbështetje nga fondi “Rockefeller Brothers”. Ky projekt, i mbështetur nga AMC, është një nismë tepër origjinale, përmes së cilës prodhohen mobilie me materiale të ricikluara. “Mobilie dhe objekte të riciklueshme” është një nismë që synon realizimin e mobilieve për shtëpi, bare, restorante dhe zyra përmes përdorimit dhe riciklimit të paletave të drurit që përdoren për transportimin e materialeve të ndërtimit. “Mbështetja e AMC ishte shumë e rëndësishme për realizimin e këtij projekti, duke qenë se synimet tona për një sipërmarrje miqësore ndaj mjedisit dhe vetë angazhimi i AMC në mbrojtje dhe në dobi të tij mundësuan një sinergji shumë të natyrshme bashkëpunimi”, tregon Pezana Rexha, duke treguar edhe rreth përvojës me “Partners Albania” dhe mbështetjen institucionale të fondit“Rockefeller Brothers”.

Please read the full article HERE (Albanian)
Download the full article here in PDF format: DOWNLOAD